Për Ne
Kompania Jona Med shpk është kompani farmaceutike , dinamike dhe në rritje si kompani me shumicë. Jona Med ka filluar aktivitetet e saja qysh në fillim te vitit 2005.
Jona Med ka arritur marrëveshje ekskluzive me kompanite të njohura farmaceutike për import, promocion dhe shitje të produkteve të tyre në tregun e Kosovës.
Kjo ka mundësuar që të arrihet një mbulesë prej 95% të territorit shtetëror dhe që të kemi më shumë se 80% të klientëve të gjithëmbarshëm si klientë të rregullt.
Jona Med ka tri divizione brenda shitjes të cilat janë të fokusuara si në vijim:
Shitje në Sektorin Privat (përfshirë barnatoret dhe depot);
Shitje në Sektorin Publik (perfshirë institucionet si Ministrinë e Shendetsisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shërbimin Policor të Kosovës etj.);
Jona Med ka krijuar Departamentin e Eksportit që operon të gjitha kërkesat që rrjedhin nga shtetet ekportuese.
Jona Med poashtu ka të krijuar edhe Departamentin e Marketingut dhe të Financave si vazhdimësi të shtrirjes horizontale te kompanisë.
Jona Med është importues dhe distributor farmaceutik në tërë territorin e Republikës së Kosovës me produkte medicinale (barna), shtesa ushqimore (suplemente) dhe pajisje medicinale (material harxhues). Poashtu Jona Med rishtaz ka zgjeruar aktivitetin e saj si eksportues në vendet e rajonit.
15 vite punë dhe performancë stabile profesionale duke qenë në dispozicion të institucioneve shëndetësore, klientelës – barnatoreve dhe depove të tjera me shumicë, kështu duke ndihmuar dhe qëndruar pranë pacijentëve në nevojë me produktet dhe shërbimin efikas.