Ky sistemi i menaxhimit kualitativ (SMK) është vendosur ne organizatën JonaMED për të menaxhuar proceset, planifikimin, implementimin, monitorimin dhe përmirësimin e te gjitha aktiviteteve. Ky sistem i plotëson kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.
Objektivat kryesore te implementimit të proceseve te biznesit janë identifikimi i kërkesave të klientëve dhe përmirësimi i kënaqësisë së klientëve.
Gjithë stafi dhe menaxhmenti duhet qe te angazhohen të organizojnë aktivitetet e punës konform kërkesave të aplikueshme legale, rregullatorë si dhe kërkesave të marrëveshjeve kontraktuale me qëllim të menaxhimit efektiv të burimeve, dhe arritjes se kushteve të duhura të punës të cilat rrisin produktivitetin ne punë.
Sistemi i Menaxhimit Kualitativ (SMK) i ndërmarrjes JonaMED është baza e zbatimit të përmirësimeve drejt arritjes së standardeve më të larta në fushën e menaxhimit të cilësisë.
Kreativiteti ynë krijon inovacion, puna sistematike dhe standardet, si dhe përkushtimi ndaj klientëve janë përmirësimi i vazhdueshëm dhe aftësia për të qenë efektiv në tregun dinamik te farmaceutikes janë vlerat fundamentale për të ofruar shërbime dhe produkte të kënaqshme për klientët. Definimi i rregullt i objektivave te secilit departament dhe proces brenda kompanisë si dhe vlerësimi i përformancës e siguron menaxhimin kualitativ dhe jo vetëm.
Baza e një modeli të suksesshëm biznesor të aplikuar janë punëtorët e kompanisë, andaj zgjerimi i kompetencave të stafit nëpërmjet trajnimeve, motivimeve nga menaxhmenti siguron që objektivat e vendosura realizohen rregullisht.
JonaMED vlerëson si të domosdoshme ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë punëtorët pa asnjë lloj diskriminimi. Kjo rregullore përcakton mundësitë e barabarta në të gjitha aspektet e punësimit duke përfshirë rekrutimin, promovimin, ofrimin e udhëzimeve të qarta të gjithë punëtorëve të parandalojnë diskriminimin në bazë të gjinisë, racës, statusit martesor, moshës, orientimit seksual, përkatësisë fetare, llojit të kontraktimit, statutit social etj. Po ashtu, JonaMED obligohet që të mos lejojë diskriminimin e personelit në bazë të gjinisë, racës, statusit martesor, moshës, orientimit seksual, përkatësisë fetare, llojit të kontraktimit, statutit social apo ndonjë nevoje të veçantë. Mbi të gjitha organizata është e përkushtuar që përpos realizimit të pajtueshmërisë së plotë me kërkesat e ligjeve në fuqi, të promovojë barazinë në vendin e punës në të gjitha aspektet për të gjithë punëtorët.
Kualiteti i produkteve farmaceutike që ne ofrojmë është i garantuar nga prodhuesi i cili po ashtu kontrollohet gjatë procesit te licencimit dhe inspektimeve të ndërmarra paraprakisht nga ne si distributor por edhe nga organet e rregullatorit te shtetit. Sistemi i menaxhimit sipas ISO 9001 do te rishikohen periodikisht nga kontrolli i brendshëm për të siguruar efektivitetin e tyre dhe janë modifikuar sipas kërkesave.
Menaxhmenti superior i JonaMED siguron që Politka (Rregullorja) e SMK është:
ISO Ekipi është përgjegjës për të siguruar që rregullorja e sistemit të integruar të menaxhimit është rishikuar gjatë procesit të rishikimit të menaxhimit.