Picolino

Picolino

Picolino

PICOLINO pasta 25%

Picolino është një produkt i dobishëm në rastet e dermatitit, skuqjes nga pelena tek fëmijët dhe ekzemës. Prezenca e Zinc Oxiditit i jep lëkurës efekt qetësues. Vaji i Ullirit dhe Vaji i Bajamës i japin lëkurës efektin lehtësues. Prezenca e Vitaminës E jep veprim protektiv dhe antioksidant. Pantenoli i jep butësi dhe qëndrueshmëri. Aloe Vera hidraton lëkurën, e mbron dhe e zbutë në mënyrë natyrale.

Mënyra e Përdorimit: Aplikojeni produktin në shtresën e lekurës së prekur(irituar) dhe përhapeni me një masazh të lehtë. Nëse është e nevojshme mbulojeni me garzë.

Produkt revolucionar me përmbajtje 25% zink oxid, përhapet shumë lehtë gjatë aplikimit si dhe absorbohet shumë mirë nga lëkura.

Kujdes: Për përdorim të jashtëm. Evitoni kontaktin me sytë. Mbajeni larg nga fëmijët. Prezenca e një shtrese të lëngshme në sipërfaqen e produktit mund te shfaqet si pasojë e përmbajtjes së lartë të vajit të ullirit dhe nuk ka ndikim në vlefshmërinë e produktit.

PICOLINO pasta 10% - Kremë (Pastë) për trup, dermo-protektive bazuar në oksid zinku (10%), kamomil dhe kalendulë. Është formuluar në mënyrë specifike për të mbrojtur lëkurën delikate të bebeve dhe foshnjeve, duke krijuar një pengesë efektive kundër lagështisë që parandalon skuqjen e lëkurës nga pelenat. Përdoret me lehtësi, dhe është e pasuruar me vetitë qetësuese të ekstrakteve të Bajamëve, Orizit, Kalendula dhe Kamomilës duke kryer një veprim hidratues, ushqyes dhe mbrojtëse të lëkurës së ndjeshme të fëmijëve.