Previt Plus

Previt Plus përmban vitaminat dhe mineralet esenciale të nevojshme gjatë shtatëzanisë si Acidi Folic, Hekuri, Vitamina C, kompleksi i vitaminave B si dhe Vitaminën D3. Poashtu përmban edhe vitamina dhe minerale të tjera shtesë. 

Në përgjithësi Previt plus përmban 19 Vitamina dhe Minerale në sasi të balancuar për nevojat specifike të organizmit gjatë shtatëzanisë. Previt Plus përmban OMEGA 3, duke percjellur trendin e rekomandimeve të fundit të mjekëve në lidhje me benefitet e OMEGA 3 yndyrnave gjatë shtatëzanisë. 

Omega 3 është esenciale për zhvillimin neurologjik dhe zhvillimin e hershëm vizual tek fëmijët. Gruaja shtatzëne humb rezervat e saj të Omega 3 pasi fetusi gjatë zhvillimit të sistemit të tij nervor përthith sasinë e OMEGA 3. Për këtë është e rëndesishme që Omega 3 të mirret si shtesë ushqimore gjatë shtatzanisë. Është vërtetuar që Omega 3 janë të dobishme edhe pas lindjes për të përkrahur prodhimin e qumshtit të gjirit.

Studimet kanë treguar që përdorimi i Omega 3 gjatë shtatzanisë përveq zhvillimit neurologjik dhe vizual zvogëlon edhe rrezikun nga alergjit tek të posalindurit. 

Informacione shtesë

Additional information

Mënyra e Përdorimit:

Të konsumohet 1 tabletë në ditë.

Related Products