Pico Multivit flakone

Pico Multivit flakone

Pico Multivit flakone

Për fëmijë dhe të rritur

Shtesë dietetike që përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, vitaminë E, qumësht blete, vitaminë A dhe D3 me origjinë nga vaji i peshkut, mjalt akacie, hekur, zink dhe fluorur natriumi.

1 Flakon = 1 sasi (dozë) që mbulon nevojat ditore të organizmit.

10 flakone me tapë depozitë.

Forcon imunitetin dhe shton apetitin.

Indikimet: · mungesë të oreksit · fëmijët që ushqehen në mënyrë jo të rregullt · vonesë në rritje dhe zhvillim · si shtesë në mjekimin me antibiotik · në rastet e shtimit të angazhimit mendor dhe fizik · si shtesë vitaminoze sidomos në stinën e dimrit dhe pranverës· Ulja e imunitetit.

Hekuri është një mineral i rëndësishëm si pjesë përbërëse e hemoglobinës e cila është proteinë që bart oksigjenin nga mushkëritë në tërë organizmin. Qumështi i bletëve ështe i pasur me minerale dhe vitamina që japin efekte beneficiale në rritjen në peshë, forcon imunitetin, lufton pagjakësinë dhe pastron organizmin nga toksinat.

Dozimi: 1 Flakon në ditë ose sipas udhëzimit të mjekut, pas ushqimit.

Mënyra e përdorimit: Rrotullohet tapa, në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës deri në fund dhe përmbajtja nga tapa depozitë bie në flakon dhe më pas flakoni tundet mirë. Hapet tapa duke e rrotulluar në drejtim të kundërt.

Kujdes: Të mos përdoret tek fëmijët nën moshën 1-vjecare për shkak të pranisë së mjaltës në flakon.