Pico Lactis Plus

Pico Lactis Plus flakone

Pico Lactis Plus

Pico Lactis Plus është shtesë dietetike që përmban fermente laktikë, maja birre (Saccharomyces cerevisiae), vitamina të kompeksit B dhe FOS. Indikohet në rastet e çrregullimeve të florës bakteriale intestinale, të shkaktuara nga diarrea, nga ushqyerja jo e rregullt, nga terapia me antibiotikë dhe stresi.

Veprimi i PICO LACTIS PLUS

  • Efektiv tek rastet e Diarreve (barkqitjeve) te fëmijet shkaktuar nga viruse të ndryshëm
  • Parandalon diarrenë te fëmijët si pasojë e mjekimit me antibiotik apo gjatë hospitalizimit.
  • Trajtimi i diarresë si pasoje e infektimit me bakterien Clostridium difficile.
  • Përkrah terapinë trajtuese kundër Helicobacter Pylorit Trajton dhe prevenon ekzemat tek infantet dhe fëmijët.
  • Infeksionet bakteriale vaginale
  • Tek sindromi Irritable bowel syndrome (IBS).
  • Prevenon diarrenë si pasojë e udhëtimit

Mënyra e përdorimit 1 ose 2 flakonë në ditë, apo sipas përshkrimit te mjekut. Përmbajtja e një flakoni mund të pihet si e tillë ose të pëzihet me ujë ose ndonjë lëng tjetër, jo të ngrohtë, dhe pihet në stomak bosh.

Udhëzimet për përdorim: Të rrotullohet tapa në drejtim të akrepave të orës deri në fund, në mënyrë që përmbajtja nga tapa të bie në tretësirë. Të përdoret patjetër unaza për hapjen e tapës së flakonit. Nuk rekomandohet hapja me dorë.