Utisan

Utisan

Indikimet: UTISAN është një shtesë dietetike nga lëngu i boronicës së kuqe. Boronica e kuqe (vaccinium macrocarpon) ka veprim mekanik antibakterial duke parandaluar aderimin e bakterieve mbi sipërfaqen e mukozës së rrugëve urinare përfshirë këtu edhe E.coli (shkaktarin kryesor të infeksioneve të traktit urinar).

Vepron si antiseptik dhe anti-inflamator i rrugëve urinare; Ndikon në zbutjen e indeve të inflamuara dhe spazmën e muskujve të traktit urinar; Vepron si antibiotik natyror, aktive kundër bakterieve, virusëve, parazitëve dhe këpurdhave;

Përmbajtja:10 ml shurup Utisan përmban 1000 mg lëng të boronicës së kuqe (vaccinium macrocarpon).

Përdorimi: Doza e rekomanduar është: nga 1-3 vjet 5ml shurup; nga 3-12 vjet 10 ml shurup ; nga 12 dhe të rriturit 15 ml shurup; Doza e rekomanduar të tretet në një gotë ujë.

UTISAN indikohet në rastet me: • Uretrit • Cistit akut, duke përfshire rastet e shkaktuara nga vendosja e kateterëve • Ndihmon në të gjitha rastet e infeksioneve nga Escheria coli, Stafilokoku etj. • Pielit, Pielonefrit, Hipertrofi beninje të prostates (HBP) e shoqëruar me komponentë inflamatore. • Forcon sistemin imunitar.